ASH krahu i Selës: Për një ditë, Komuna e Gostivarit ka paguar 5.000 euro për dreka dhe darka

Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Zijadin Selës, kanë akuzuar sot se komuna e Gostivarit për vetëm një ditë ka paguar rreth 5 000 euro për dreka dhe restorante të ndryshme.
“Derisa Limani dhe kabineti i tij bëjnë luks me dreka dhe darka, shkollat fillore dhe të mesme vazhdojnë të jenë të zhytura në borxhe. Kjo edhe një herë dëshmon se fajtor për borxhet e krijuara nuk janë Palestina dhe Ukraina, por pangopësia dhe luksi i udhëheqësisë së Komunës.
Shpenzimet e ndara nëpër restorane:
Ignatia 33.800 den
Sidney 59.700 den
Burimi 88.480 den
Pella 12.720 den
La teraca 26.700 den
Brioni 50.000 den
Daka 19.425 den
Total 290.745 den”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Marketing