Kuvendi shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë – 15 shtatori.

Marketing

Siç kumtoi shërbimi parlamentar për media, në hapjen e manifestimit në prani të fëmijëve dhe të të rinjve të shkollave fillore dhe të mesme, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ambasadorja e Zvicrës Veronique Ullman, Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit Marina Dimovska si dhe drejtori i NDI, Robert Scott Hazlett do të mbajnë fjalim përshëndetëse.

Sipas rendit të ditës, do të ketë një shfaqje, një sesion fotografik me deputetë pranë filmave vizatimorë nga libri komik “Si u takua Risa me Parlamentin” dhe interpretuesit një prezantim me trupat punues të Kuvendit dhe një vizitë të organizuar në ndërtesën e Kuvendit.