Kështu mendon zv.kryeministri për politika dhe sundim të mire, Arben Fetai, i cili në një intervistë për gazetën LAJM, tha se mënjeherë pas formimit të Qeverisë së re, pati disa tentativa për destabilizimin e vendit.
“Në këtë 75 ditësh që po e lëmë pas ka patur disa përpjeke për destabilizim. E para ishte transiti i presidentes së Republikës së Kosovës në aeroportin e Shkupit, transit i cili u karakterizua me tensione të shumta, siç kemi dëgjuar në media, që sipas meje ishte një përpjekje për të ndikuar në anulimin e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në vendin tonë, që ishte vizita e parë e një kryeministri në vendin tonë”, tha Fetai për gazetën LAJM.