Qeveria formon Këshillin për menaxhim me financat publike, ja kush është kryetar dhe anëtarë

Qeveria në seancën e sotme të rregullt të 20-të mori vendim për formim të Këshillit për menaxhim me financat publike, si trupi më i lartë koordinues i Qeverisë për ndjekje të zbatimit të reformave në menaxhimin me financat publike të parashikuara me Programin për reforma të menaxhimit me financat publike të vitit 2024 – 2027.

Marketing

Këshilli, siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, do ta përbëjnë një kryetar dhe nëntë anëtarë. Kryetar do të jetë ministri i Financave, ndërsa anëtarë ministrat për Çështje Evropiane, të Energjetikës, Minierës dhe Lëndëve të Para Minerale, të Administratës dhe të Transformimit Digjital, si dhe drejtorët e Drejtorisë Doganore dhe Drejtorët për të Ardhura Publike dhe të Byrosë për Furnizime Publike, kryetari i Komisionit shtetëror për Ankesa të Furnizimeve Publike dhe revizori kryesor shtetëror.

“Gjërat kryesore të Këshillit janë që t’i ndërmarrë aktivitetet e nevojshme gjatë realizimit të qëllimeve reformuese të Programit, ta shqyrtojë dhe miratojë Propozim-planin aksional vjetor për zbatimin e Programit, para miratimit të tij nga ana e Qeverisë, ta ndjekë zbatimin e Programit dhe Propozim-planit aksional vjetor për zbatimin e Programit lidhur me rezultatet e vërtetuara, tregues dhe targere, t’i shqyrtojë, të japë mendim dhe rekomandime për raportin gjysmëvjetor dhe vjetor për progresin në zbatimin e Programit dhe Propozim-planit aksional vjetor për zbatimin e Programit, të cilat dërgohen për miratim në Qeveri. Krahas kësaj, Këshilli duhet të propozojë masa që ndikojnë mbi harkun kohor për zbatimin e aktiviteteve, të propozojë masa të ndërlidhura me financimin e aktiviteteve në kuadër të Programit, të sigurojë bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve relevante të përfshira në realizimin e aktiviteteve, të zgjidh çfarëdo qoftë çështje të ndërlidhura me koordinimin mes palëve të prekura, të zhvillojë dialog për politikat në nivel të lartë me donatorët dhe palët tjera të prekura për zbatim, financim dhe përfshirje të reformës së menaxhimit me financat publike. Këshilli duhet gjithashtu të monitorojë dhe të ofrojë udhëzime për sigurimin e mbështetjes së gjerë sociale për reformat e planifikuara të menaxhimit të financave publike, të udhëheqë procesin e vlerësimit afatmesëm dhe përfundimtar të qëllimeve dhe rezultateve të Programit dhe të propozojë ndryshime në masat dhe aktivitetet e përcaktuara në Programin dhe bashkërisht të rishikojnë pikat kritike apo pengesat në zbatimin e mëtejshëm të Programit, si dhe të propozojnë dhe ndërmarrin veprime korrigjuese për zgjidhjen e problemeve të identifikuara (për sa i përket procesit të menaxhimit të rrezikut), informojnë nga Qeveria.