VLEN: Mbështetje për bujqit, ndahen nlë miliardë denarë për subvencione të mbetura

Koalicioni VLEN vazhdon të qëndrojë fort pas bujqëve, heronjve tanë që
janë themeli i zhvillimit tonë ekonomik. Me krenari shpallim se Qeveria,
në të cilën merr pjesë edhe VLEN, ka ndarë 1 miliardë denarë për pagesën
e subvencioneve të mbetura. Kështu, 9,000 bujq do t’i marrin mjetet që i
kanë merituar me shumë mund.
Shumica e këtyre njerëzve të guximshëm kanë pritur madje 4 vite për
mbështetje, por me vendimin tonë të parë, përmes ribalancit të buxhetit,
siguruam mjete për të korrigjuar këtë padrejtësi. Obligimi ynë është që
deri në fund të vitit të mos ketë më vonesa në pagesat e subvencioneve,
për t’u siguruar që çdo bujk të punojë pa stres dhe pa pasiguri.
Koalicioni VLEN është këtu për të ofruar stabilitet dhe mbështetje për
bujqit, në mënyrë që ata të mund të përqendrohen në atë që dinë të bëjnë
më së miri – të prodhojnë dhe të sigurojnë mirëqenie për familjet e tyre
dhe për ne. Menaxhimi ynë i përgjegjshëm dhe angazhimi ndaj qytetarëve
do të rezultojë në mbështetje të rëndësishme për prodhimin bujqësor dhe
zhvillimin e ekonomisë.
VLEN është simbol i shpresës së re dhe besimit në institucionet. Ne jemi
këtu për të korrigjuar padrejtësitë dhe për t’u siguruar që bujqit tanë
të marrin atë që meritojnë. Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme ku
bujqit do të respektohen, mbështeten dhe vlerësohen ashtu siç meritojnë!

Marketing
Marketing