Privohet nga liria një person në Shkup, grabiti nëpër bastore sportive

Dje në Shkup në orën 18.30 në Çarshinë e Vjetër, inspektorë të NJPB Qendër dhe Bit Pazar pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria S.A. (36) nga rrethina e Tetovës i cili në ditët e kaluara ka kryer vepra penale “grabitje” nëpër bastore sportive dhe qendra më të vogla tregtare në territorin e Shkupit duke kërcënuar me bisturi.

Marketing

Siç njofton MPB, gjatë kontrollit tek ai është gjetur një bisturi dhe të holla të cilat rrjedhin nga veprat penale. Për rastin është informuar Prokurori publik dhe pas zbardhjes së plotë të veprave penale, kundër S.A. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Marketing