Reagimi i tij erdhi pasi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi filloi praktikën e informimit të deputetëve me mesazhe në dy gjuhë. Gashi ka bërë edhe betimin si kryetar i Kuvendit për herë të parë në historinë e Maqedonisë në gjuhën shqipe.
Nga partia ekstreme maqedonase thonë se kjo është hera e parë në historinë e Kuvendit të Maqedonisë që njoftime të tilla janë dygjuhëshe.