Shpërthejnë sërish radiomarrësit e Hezbollaut, 3 viktima e qindra të plagosur në Liban

Në Liban nuk ka qetësi. Pas shpërthimit që la të vdekur 9 persona, të tjera shpërthime kanë vijuar të mërkurën duke shkaktuar edhe tre viktima të tjera, e duke e çuar totalin në 12 të vdekur.

Marketing

Shpërthime të reja me shkaqe ende të panjohura janë regjistruar në pjesë të ndryshme të Libanit. Mediat ndërkombëtare theksojnë se shpërthimet janë dëgjuar në Libanin jugor, në zonën Bekaa dhe në periferitë jugore të Bejrutit.

Sipas Reuters, materialet shpërthyese ishin vendosur në brendësi të radiove të lëvizshme ose telekomandave të përdorur nga luftëtarët e lëvizjes Hezbollah.

Pajisjet e komunikimit me valë kanë shpërthyer në shtëpi, makina dhe motoçikleta. Një shpërthim u regjistrua edhe gjatë funeralit të djalit të deputetit të Hezbollahut, Ali Ammar, që po mbahej në periferinë jugore të Bejrutit.