Ky është emisioni që do e shohim Kiara Titon

Moderatorja Kiara Tito ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë virtuale me të gjithë ndjekësit e saj.

Marketing

Nga pyetjet e shumta që ka marrë prej tyre, Kiara ka konfirmuar se do të jetë nën moderimin e spektaklit të humorit, “Portokalli”, në sezonin e 42.

“Jam e lumtur që për këtë sezon rikthehem me familjen e madhe të Top Channel në sezonin e 42 të Portokalli.

Një dëshirë e shprehur vite më parë, e cila më në fund u realizua“, ka shkruar Kiara, e pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram.

“Portokalli” pritet të fillojë së shpejti, çdo të diel, në orën 21:00, ku dhe do të keni mundësinë të ndiqni Kiarën në një pozicion të ri në të cilin se keni parë më herët.