Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, dhuron gjak në aksionin e organizuar nga Klinika e Transfuziologjisë

Sot, Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, iu përgjigj ftesës së Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, për të marrë pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut, të organizuar nga Dr. Amir Elezi, Drejtor i Klinikës së Transfuziologjisë. Ky aksion ishte i dedikuar për deputetët dhe të punësuarit e Kuvendit republikan.

Marketing

Zeqirija Ibrahimi theksoi se dhurimi i gjakut është një akt humanitar që përfiton jo vetëm pranuesi, por edhe vetë dhuruesi. “Dhurimi i gjakut është bamirësi e shëndetshme për shpirtin dhe trupin e dhuruesit. Duke dhuruar disa mililitra gjak, ne mund të shpëtojmë jetë,” tha ai, duke nënvizuar rëndësinë e këtij gjesti humanitar.