Vendimin e kushtetueses për ngrirje të balancuesit, Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës e cilëson si një goditje për një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Nga atje thonë se pas shfuqizimit të balancuesit, nuk do të ketë më punësime për shqiptarët. “Prej sot e tutje, nuk do të ketë më vende të garantuara për punësim dhe emërime në pozicione udhëheqëse të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera jo shumicë. Kujtojmë Qeverinë aktuale mono-etnike, ku tanimë nuk dallojnë as partnerët servil të cilët u bënë në një zë me Mickoskin dhe Stoilkoviçin, se po e çojnë vendin 24 vite pas, në kohën e para nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Sot e pa i gjithë opinioni se kush janë skenaristët e destabilizimit dhe kush dëshiron tensione” thuhet në reagimin me shkrim të Aleancës për Shqiptarët. /Alsat.mk
Marketing