Nikollovski për mungesën e flamurit të RMV-së në Sofje: Bullgaria nuk u tregua e civilizuar

Zv.kryeministri Aleksandar Nikollovski duke duke komentuar mungesën e flamurit të Maqedonisë në fotografinë e përbashkët të Radevit dhe Siljanovska-Davkovës, tha se nikoqiri nuk është i civilizuar dhe se më të mjerë janë siç tha ai shërbëtorët në vend, shkruan Alsat.

Marketing

“Me sa duket nikoqiri nuk është i civilizuar dhe jo i denjë. Për këtë lirisht le të dërgojnë notë proteste. Më të mjerë se ata janë vetëm shërbëtorët tanë në shtëpi, të cilët nënshkruan se populli maqedonas dhe bullgar kanë një histori të përbashkët, gjë që nuk kanë, të njëjtët që nënshkruan se gjuha maqedonase është një formë dialektore e gjuhës bullgare dhe që nënshkruan se ne nuk do të hyjmë kurrë në BE nëse nuk pranojmë që jemi bullgarë dhe kemi rrënjë bullgare, tani po flasin për patriotizëm”, tha Aleksandar Nikollovski, zv.kryeministër.

Kjo deklaratë e Nikollovskit shkaktoi reagime të shumta në Bullgari. Nga kabineti i presidentit bullgar Rumen Radev thonë se civilizimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të vlerësohet tek tani, nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e fushatave për nxitjen e urrejtjes ndaj Bullgarisë apo do të kundërshtojë dhe do t’i respektojë marrëveshjes ndërkombëtare.

Nga atje thonë se manipulimi i fakteve dhe reagimet histerike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ngjallin optimizëm se fqinji ynë dëshiron që marrëdhëniet me Republikën e Bullgarisë të largohen nga fusha e provokimeve dhe skandaleve të orkestruara.

“Dialogu i hapur dhe konstruktiv, edhe në takimin joformal, siç ishte ai i presidentëve të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut më 13 nëntor, me sa duket shqetësoi thellë qarqe të caktuara në qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Përkatësia në një Evropë të bashkuar kërkon vullnet të vërtetë, përpjekje sistematike dhe rezultate konkrete”, thonw nga Kabineti i presidentit të Bullgarisë.

Ish kryeministri bullgar Bojko Borisov tha se Shkupi duhet të kërkojë falje ndërsa Nikollovski të japë dorëheqje. Borisov tha se nëse kjo nuk ndodh atëherë do të kërkojë nga presidenti, kryeministri dhe ministrat bullgar të mos takohen dhe bisedojnë me përfaqësues të Qeverisë në Shkup.

“Është përshkruar qartë, për takim miqësor, për zyrtar, për punë, por le të themi që nuk kanë përvojë këtu. Por gjuha që ata përdorin ka vetëm një justifikim – një falje. Dorëheqja e atij ministri. Dhe nëse nuk e bëjnë, as presidenti, as kryeministri, as ministrat dhe as partitë nuk duhet të takohen dhe të bisedojnë me ta”, u shpreh Bojko Borisov, Ish kryeministër i Bullgarisë.

Lidhur me fotografimin me presidentin Bullgar Radev, presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova tha se nëse do të largohej kur kishte vërejtur se mungon flamuri i Maqedonisë, do të kishte bërë skandal./ Alsat.mk

Marketing