83 për qind e të rinjve në SHBA janë ‘të shqetësuar për gjendjen e demokracisë’

Shumica dërrmuese e të rinjve në SHBA kanë thënë se janë “të shqetësuar për gjendjen e demorkacisë në vendin e tyre, sipas një sondazhi të publikuar dje nga fakulteti i politikës në Sine Institute, në SHBA.

Marketing

Sondazhi i kryer nga 29 korriku deri në 9 gusht ne lidhje me zgjedhjet e pritura, tregonte se 83 për qind e të rinjve në të 20-at e të 30-at ishin ose “shumë të shqetësuar” për gjendjen e demokracisë në vend (42 për qind), ose pranonin “shqetësim për gjendjen e demokracisë” në vend (41 për qind).

Zyrtarët thanë se sondazhi jepte një ide për mënyrën sesi e shikojnë të ardhmen të rinjtë e moshave nga 18 deri në 34 vjeç.

Rreth tre të katërtat e tyre thonin gjithashtu se ishin “optimistë” për të ardhmen e tyre, ndërsa pjesa tjetër ‘nuk ishin dakord’ me kete.

Një maxhorancë e vogël (53 për qind) thanë se nuk ishin optimistë kur mendonin për të ardhmen e vendit, 15 për qind e të cilëve ishin të bindur për këtë.

Disa javë para zgjedhjeve presidenciale 2024, më shumë të rinj (48 për qind raportohej se mbështesnin Harris, dhe vetëm 27 për qind ish-presidentin Trump, ndërsa 14 per qind thanë se nuk mbështesnin asnjë prej të dyve.

Në një llogaritje të përballjes kokë më kokë, Harris besohet se merrte 55 për qind te votave të të rinjve, Trump merrte rreth 33 per qind, dhe 12 për qind ishin të pavendosur, shkruan rrjeti liberal vendas TheHillNews.