Mickoski: Marzhi kufizohet në 10 për qind dhe përfshihen 100 produkte

Mbledhja urgjente online e Qeverisë është duke u zhvilluar dhe ky vendim i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës tashmë ka kaluar në mbledhje të qeverisë, ministri do të mbajë edhe konferencë për shtyp. Do të kemi intervenime të tilla që do të zgjasin diku një muaj, një muaj e gjysmë, dy muaj në të cilët fitimi bruto do të jetë i kufizuar, pra deri në 10 për qind, që të mos pësojmë asnjë goditje ndaj standardit të qytetarëve, thotë kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske.

Marketing

Kryetari Mickoski theksoi se kjo masë përfshin rreth 100 produkte me qëllim të përmirësimit të standardit dhe lehtësimit të jetës së qytetarëve.

Janë rreth 100 produkte që do të përfshihen dhe kështu në vazhdimësi do të marrim masa me të cilat do të mundohemi të përmirësojmë standardin e qytetarëve dhe ta lehtësojmë jetesën, e cila edhe ashtu është e vështirë, tha ai.