Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një video nga mikpritja e përzemërt e ushtarëve amerikanë ndaj saj, në West Point të cilët kanë brohoritur “Kosova, Kosova”
Osmani, në video thotë se ajo ka shkuar në vizitë në West Point, nga një vend që i është gjithmonë mirënjohës Amerikës.
“Jam këtu në emër të një kombi mirënjohës, Republikës së Kosovës, shteti më pro-amerikan në Tokë”, thotë e para e vendit.