Një aksident që përfshiu në karambolim me njëra-tjetrën të paktën 6 makina, ka ndodhur mëngjesin e sotëm (21 Shtator), në autostradën Durrës-Tiranë.
Lajmin e konfirmoi edhe policia e kryeqytetit, duke sqaruar se ngjarja është regjistruar rreth orës 08:45, në aksin në fjalë, ku janë përplasur dhe dëmtuar 6 automjete.
“Si pasojë janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për kontroll mjekësor në spital dy shtetas”, tha policia.
Aksidenti mësohet se ka shkaktuar edhe trafik në rrugë dhe radhë të gjata automjetesh, teksa fundjavat janë gjithmonë të mbingarkuara në këtë aks kombëtar.