“Zhurmaxhiu” i Levicës blenë makinë luksoze (FOTO)

Lideri i së Majtës (Levica), Dimitar Apasiev, ka publikuar një fotografi të çelësave të veturës së sapo blerë, pasi në fletën e anketimit të përditësuar të tij u zbulua se në qershor kishte blerë një veturë me vlerë rreth 16.500 euro.

Marketing

“Të gjithë jemi VMRO, vetëm DPMNE jo”, ka shkruar deputeti në profilin e tij në Facebook me foton e publikuar, duke aluduar në logon e “Peugeot” që të kujton stemën e partisë në pushtet.

Në pyetësor bëhet e ditur se Apasiev nga 19 qershori ka blerë një “Peugeot 3008” të vitit 2017 me vlerë aktuale të vlerësuar prej 1.014.750 denarë.

Në rrjetet sociale nga partitë në pushtet kanë shkruar se patrioti i temave të nxehta për Maqedoninë e Veriut dhe për të drejtat e klasës punëtore është rinovuar me makinë luksoze. (INA)    https://www.facebook.com/share/p/PdHumJW5CwNxLKLF/?mibextid=oFDknk