Shpërthim në minierën e qymyrit në Iran, të paktën 51 viktima

Një shpërthim gazi në një minierë qymyri në Provincën Khorasan të Iranit duke vrarë të paktën 51 persona dhe duke plagosur 20 të tjerë. Lajmin e bëri të ditur media shtetërore e vendit të dielën.

Marketing

Shpërthimi ndodhi në dy blloqe, B dhe C, të minierës së drejtuar nga kompania Madanjoo.

“76% e qymyrit të vendit sigurohet nga ky rajon dhe rreth 8 deri në 10 kompani të mëdha po punojnë në rajon, duke përfshirë kompaninë Madanjoo”, tha guvernatori i provincës së Khorasanit Jugor, Ali Akbar Rahimi për median shtetërore të dielën.

Operacioni i shpëtimit në bllokun B raportohet të ketë përfunduar. Nga 47 punëtorët që ishin në këtë bllok, 30 humbën jetën dhe 17 u plagosën.

Ndërkohë, kanë nisur operacionet e shpëtimit në bllokun C. Dendësia e metanit në bllok thuhet të jetë e lartë dhe operacioni pritet të zgjasë rreth 3-4 orë.

Në momentin e shpërthimit, nëpër galeri ndodheshin 69 minatorë.