Në shitje biletat e Kombëtares/ “Hyrëset” për ndeshjen në Pragë ndaj Çekisë

Dita e ndeshjes po afron. Shqipëria do të luajë në 11 tetor në Pragë ndaj Çekisë vendase në Ligën e Kombeve, dhe Federata Shqiptare e Futbollit njofton se kanë dalë në shitje biletat për tifozët shqiptarë.

Marketing

Sipas rregullit, përkrahësit e kombëtares do të marrin 5 për qind të sasisë së përgjithshme të biletave në “Epet Arena”.Kjo do të thotë diçka më pak se 1 000 copë, ndonëse pritet nga ata që do të blejnë hyrëse edhe nga persona të tjerë.

Çmimet I ka caktuar Federata Çeke e Futbollit, ndërsa shqiptarët do të mund të jenë në tribunat A2, A3, H1, F20 dhe F21.

Tre sektorët e parë janë në tribunën kryesore dhe çmimet e biletave janë 35.5 euro ose 890 korona çeke.

Në tribunat F20 e F21, që janë në skaj të fushës, në krahun e majtë të tribunës kryesore, çmimi arrin në 20 euro, apo 490 korona.

Kombëtarja do të luajë dy ndeshje radhazi jashtë në Ligën e Kombeve, fillimisht në Pragë ndaj Çekisë, dhe pastaj në 15 tetor në Tbilisi ndaj Gjeorgjisë.

Kuqezinjtë e trajnerit Silvinjo kanë tri pikë pas dy ndeshjeve të para, fitore 2-1 në Pragë ndaj Ukrainës dhe humbje 0-1 në Tiranë kundër gjeorgjanëve./abcnews.al