Doganierët e Maqedonisë së Veriut së shpejti me kamera në trup

Drejtori i Drejtorisë doganore të RMV-së, Boban Nikollovski, mbrëmë në lajmet e MTV-së ka njoftuar se doganierët në të ardhmen do të mbajnë kamera trupore, me çka pritet të ulet niveli i korrupsionit dhe të rritet kontrolli.

Marketing

“Ne po marrim masa konkrete për të shtypur korrupsionin, së shpejti do të sigurohen 60 kamera për trup, për të cilat është siguruar donacion nga Ambasada e SHBA-së”, tha Nikollovski.

Ai shtoi se po punohet intensivisht edhe për fillimin e projektit të automatizimit të terminaleve me grant nga BE-ja, ndërsa paralajmëroi veprime të koordinuara në të ardhmen me institucionet tjera.(INA)