Kate Middleton fotografohet për herë të parë pasi përfundoi kimioterapinë

Princesha e Uellsit është shfaqur në publik për herë të parë që kur njoftoi se ka përfunduar kimioterapinë.

Marketing

Kate, u shfaq me Princin William, Mbretin Charles , 75 vjeç dhe Mbretëreshën Camilla , 77, teksa morën pjesë në kishën Crathie Kirk në Balmoral mëngjesin e sotëm, transmeton Indeksonline.

Nëna e tre fëmijëve dukej mirë teksa po shkonte për në shërbimin e së dielës, për herë të parë që ajo është parë në publik që nga zbulimi i lajmit se kimioterapia e saj ka përfunduar.

Paraqitja e Kate pason lajmet në fillim të kësaj jave se Kate u kthye në punë, duke drejtuar një takim si pjesë e nismës së saj të hershme, teksa ajo vazhdon rikuperimin e ngadaltë pas diagnozës së saj të kancerit.

Marketing