“Sot pranova detyrën e re si Udhëheqës në Drejtorin e Doganës-dega Doganore Kumanovë. Më shumë se privilegjë është edhe përgjegjësi e madhe për të qenë udhëheqës në një institucion shtetëror. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe sfidat që i mbartë kjo pozitë. E kam bindjen e fortë se me një bashkëpunim të ngushtë me kolegët e mi, do t’i arrijmë që të kemi rezultate dhe mbi të gjitha të dalim faqebardhë ndaj obligimeve tona të përditshme!
Falënderoj liderin e Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, zv Drejtorin e Doganës Garip Kabën, degën e ASH-së Likovë, dhe gjithë Koalicionin VLEN, për mbështetjen dhe besimin që e patën ndaj meje. Ky besim, për mua është detyrim dhe motivim shtesë për të vazhduar punën me përpikëshmëri dhe përgjegjësi deri në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta”, ka shkruar Afuzi përmes një porosie në rrjetet sociale.(INA)
(Huazuar nga Bekim Afuzi)