Hovenier “paralajmërime” Kosovës e Serbisë: Nuk po e merrni seriozisht dialogun!

Me mesazhin e fundit drejtuar të dy palëve, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, la qartë të kuptohet se çfarë mendojnë Shtetet e Bashkuara për qasjen e Kosovës dhe Serbisë ndaj procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja e të shumëtrumpetuar nga komuniteti ndërkombëtar: Prishtina dhe Beogradi duhet ta marrin seriozisht, këtë proces, ishte mesazhi i tij, sepse ka pasur ngecje këtë vit.

Marketing

Duke folur në Samitin për Paqe dhe Demokraci në Prishtinë, Hovenier i kujtoi të dy palëve se duhet patjetër t’i zbatojnë të gjitha detyrimet e dala nga ky dialog, i cili nisi më 2011 në Bruksel. “Njohja reciproke mbetet synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shkurt e shqip. Ne presim të dyja palët të veprojnë plotësisht në përputhje me të gjitha detyrimet e dala nga dialogu dhe presim që ato ta marrin seriozisht dialogun”, tha Hovenier.

Ajo që nevojitet tani, theksoi diplomat ii lartë amerikane, është “serioziteti dhe qëllimi në këtë dialog”. “Mund ta quani rifillim nga e para, mund ta quani ripërkushtim, mund ta quani qasje e re, mund ta quani qasje më energjetike.

Ne kemi nevojë për të, dhe kemi nevojë që ta bëjnë të dyja palët”, shtoi ai. Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë udhëtuan në Bruksel më herët këtë muaj, por ata nuk mbajtën takim të përbashkët, për shkak të mospajtimeve rreth temave që do të duhej t’i diskutonin. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic për herë të fundit janë takuar më 14 shtator të vitit 2023, edhe në atë rast, pa asnjë rezultat.

Marketing