Tensione diplomatike Spanjë Meksikë/ Mbreti Felipe nuk ftohet në betimin e presidentes meksikane

Duke iu përgjigjur vendimit të Meksikës për të mos ftuar mbretin e Spanjës në betimin e presidentes së ardhshme të Meksikës, Madridi tha sot se nuk do të dërgojë asnjë zyrtar në ceremoni.

Marketing

Qeveria spanjolle e konsideron “të papranueshme” që Felipe IV u la jashtë listës së të ftuarve për inaugurimin e 1 tetorit të presidentes së zgjedhur të Meksikës Claudia Sheinbaum Pardo në Meksiko, tha Ministria e Jashtme, duke shtuar se rrjedhimisht, ka vendosur të mos dërgojë askënd.

Felipe njihet për përfaqësimin e vendit, veçanërisht në ceremonitë zyrtare që mbahen në vendet e Amerikës Latine. Një faktor i dyshuar në tensionet mes dy vendeve është deklarata e Pardos në korrik se “Spanja duhet të kërkojë amnisti për pushtimin spanjoll, i cili la pas shumë masakra dhe dhunë”.

Andres Manuel Lopez Obrador, presidenti në largim i Meksikës, i ka bërë më parë të njëjtën kërkesë Spanjës.

Ndërkohë, agjencia zyrtare e lajmeve e Spanjës EFE, duke cituar burime të Ministrisë së Jashtme, tha se qeveria spanjolle e ka përshkruar përgjigjen ndaj Meksikës si “logjike, të qartë dhe të fortë”. Pardo më 2 qershor u zgjodh presidentja e parë grua e Meksikës.

Marketing