Drejtori Isa Avdullai përvesh mëngët, përmirëson kushtet e Spitalit Psikiatrik në Shkup (FOTO)

Drejtori i Spitalit Psikiatrik në Shkup nga rradhët e VLEN-it, Isa Avdullai ka promovuar një aktivitet për përmirësimin e kushteve në këtë institucion pavarësisht siç thotë ai që po hasen me prokurimet publike të keqpërdorura nga paraardhësit e tij të BDI-së.

Marketing

“Ne jemi të vendosur të përmirësojmë kushtet në spitalin tonë, pavarësisht sfidave që kemi hasur me prokurimet publike të keqpërdorura nga ata “BURRAT” që kanë abuzuar me pushtetin.

Ne nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të luftojmë për ndryshim, sepse pacientët dhe stafi meritojnë më shumë”, ka shkruar Isa Avdullai në rrjetin social facebook.

Ndryshe, Isa Avdullai është një ndër funksionerët e rinjt të kësaj qeverie i cili vjen si kuadër i realizuar në profesionin e tij. 

Marketing