‘Gazetarët Pa Kufij’ mbajnë protesta në disa vende për 130 gazetarë të vrarë në Gaza

Ushtria izraelite që prej tetorit ka vrarë të paktën 130 gazetarë në territorin palestinez, sipas grupit monitorues.

Marketing

Gazetarët Pa Kufij (Reporters Without Borders) kanë mbajtur sot protesta në 10 vende të botës në homazh të gazetarëve të vrarë në Gaza.

Në një deklaratë, organizata jo-fitim-prurëse tha se ushtria e Izraelit ka vrarë më shumë se 130 gazetarë në gaza që prej tetorit të vitit të shkuar.Protestat modeste u organizuan në Gjermani, Brazil, Spanjë, SHBA, Britani, Francë, Senegal, Zvicër, Taivan e Tunizi, sipas grupit.

“Me këtë fushatë globale ndërgjegjësimi grupi kërkon të vënë në alarm opinionin publik për krizën e rëndë, për masën alarmuese të vrasjes së gazetarëve që përveç humbjes së jetës rrezikun të drejtën e informacionit të lirë e të pavarur”, thuhej në deklaratë.

“Masakra e gazetarëve në Gaza duhet të ndalojë. Ushtria izraelite ka eliminuar më shumë se 130 gazetarë në Gaza në më pak se një vit, dhe kjo kërcënon të ndaloje daljen nga territori te lajmeve të masakrave”, tha Thibaut Bruttin, drejtor i Gazetarët Pa Kufij.

“Këto sulme nuk drejtohen vetëm kundër shtypit në Palestinë, por ndaj të drejtës së publikut kudo për të marrë informacion të drejtë e të lirë, sidomos nga një zonë e tillë konflikti të rëndë”, shtoi ai.

Izrael ka varë më shumë 41,000 palestinezë në Gaza që prej inkursionit të 7 Hamas më 7 tetori të vitit të shkuar. Tashmë ushtria izraelite ka sulmuar Libanin, sipas saj për të neutralizuar militantët e grupit Hezbollah, shkruan agjencia turke Anadolu.