Mickoski për vizitën e Orbanit: Besojmë se vizita do të hapë rrugë të reja për bashkëpunim ekonomik dhe kulturor

Me rastin e ardhjes së kryeministrit hungarez Viktor Orban, kryeministri Hristijan Mickoski ka shkruar në Facebook se vizita do të hapë mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik dhe kulturor.

Marketing

“Krenar për mundësinë për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Besojmë se kjo vizitë do të hapë rrugë të reja për shkëmbim ekonomik dhe kulturor dhe do të forcojë marrëdhëniet tona miqësore. Ne presim bisedime të frytshme dhe nisma të përbashkëta, thuhet në postimin e Mickoskit.

Ndryshe kryeministri hungarez sot pasdite ka arritur në Ohër me një delegacion qeveritar në përbërje të të cilit janë rreth 10 ministra, ndërkohë gjatë ditës së nesërme do të ketë takim me kryeministrin Mickoski, ndërsa më pas do të realizohet edhe një takim ndërqeveritar.