Mickoski pas takimit me Orbanin: Takimet e sotme konfirmojnë aleancën tonë strategjike

Kryeministri Hristijan Mickoski mëngjesin e sotëm pati takim me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili dje mbërriti për vizitë zyrtare në vend.

Marketing

“Kam pasur një takim të frytshëm dhe miqësor me kolegun hungarez Viktor Orban. Historia dëshmon për kërkimin tonë të përbashkët për paqe, prosperitet dhe bashkëpunim. Në të kaluarën, Hungaria ishte një nga partnerët tanë të parë që njohu aspiratat maqedonase për pavarësi dhe sovranitet. Prej vitesh, lidhjet politike dhe ekonomike mes vendeve tona janë thelluar dhe takimet e sotme vetëm sa konfirmojnë aleancën tonë strategjike. Hungaria nuk është vetëm partneri ynë në skenën evropiane, por edhe shembull se si një shtet mund të balancojë me sukses sovranitetin kombëtar me integrimin global, ka shkruar Mickoski në Facebook.

Sot në Ohër do të mbahet një takim ndërqeveritar, pas së cilës dy kryeministrat pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Sipas agjendës është planifikuar një shëtitje në Ohër.