Petrovska: Shqipëria vazhdoi tutje drejt BE-së, RMV-ja mbetet në vend falë politikave të VMRO-DPMNE-së

Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska kritikoi ashpër qeverinë aktuale për ngecje në rrugën drejtë BE-së. Sipas saj nuk mbajnë arsyetimet e VMRO-DPMNE-së se vendit po i bëhet padrejtësi, por se kësaj qeverie i mungon plani se si më tutje drejtë BE-së.
“Qeveria e arriti qëllimin e saj, që është të distancojë Maqedoninë e Veriut nga BE-ja. Fakti që Shqipëria do të vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian, derisa ne mbetemi në vend, ishte ajo që donte VMRO-DPMNE-ja. VMRO-DPMNE-ja dhe qeveria do të bëjnë gjithçka që sa më shpejt të largohen nga BE-ja, sepse kjo u shkon për shtat, dhe deklaratat e tyre se po na ndodhin padrejtësi, pa ofruar plan, janë vetëm arsyetime dhe nuk i përshtaten deklaratave të shtetarëve dhe politikanëve përgjegjës”, tha deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska.

Marketing

Petrovska madje tha se VMRO-DPMNE nuk ka plan për rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se po i mashtron qytetarët.

“Me pretekstin se po i mbrojnë interesat kombëtare, e përkundrazi po i mashtrojnë qytetarët me kredi në dukje të lira kineze, VMRO-DPMNE nuk ka plan për rrugën drejt Bashkimit Evropian, mekanizmat e kontrollit të të cilit në shtet nuk i përshtaten qeverisë”, theksoi Petrevska.

Ajo theksoi se VMRO-DPMNE-ja i ka gënjyer qytetarët, sidomos kur u ka premtuar se do të rinegociojë kornizën e negociatave.

“VMRO-DPMNE po digjet sepse kanë dalë në dritë gënjeshtrat se do të rinegociojnë një kornizë më të mirë negociuese dhe se do ta kthejnë emrin. Nuk kanë plan. Kur morëm vendimin që Shqipëria të nisë negociatat me BE-në, për VMRO-DPMNE të gjithë e kanë fajin, vetëm ata jo. Kur LSDM-ja e pranoi kornizën e negociatave, ne e kishim të qartë se kjo është rruga e vetme për në BE dhe morëm një vendim të guximshëm. Qeveria aktuale nuk e realizoi atë që premtoi se do të përfaqësonte. Qytetarët duan integrim më të shpejtë në BE. Obligim i VMRO-DPMNE-së është të vazhdojë procesin e integrimeve evropiane të vendit”, tha deputetja Petrovska.

Marketing