Roma përmbys Venecian me futbollistin anonim

Roma u kthye te fitorja në kampionat dhe ka ngjitur shkallët në renditjen e Serisë A.

Marketing

Ekipi i Juric e pa veten në disavantazh pas golit të Pohjanpalo, i cili i dha avantazhin miqve në pjesën e parë.

Cristante barazoi shifrat me një gjuajtje nga distanca në pjesën e dytë, ndërsa goli i fitores erdhi në minutën e 83-të, me autor të riun Pisilli.

Ky trepikësh lejon Romën të bëjë hapa para në renditjen e Serisë A. Verdhekuqtë renditen në vendin e nëntë, me 9 pikë, por vetëm 3 pikë larg kryesuesve të Juventusit.

Marketing