Fetai: Rusishtën nuk e sollëm ne, atë e gjetëm në mesin tuaj

Zv.kryeministri, Arben Fetai përmes një statusi në rrjetet sociale, ka reaguar ndaj BDI-së, lidhur me akuzat në adresë të VLEN-it, pas paralajmërimeve të kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, se shkollat fillore dhe të mesme të këtij qyteti, do të mësohet gjuha ruse.

Marketing

“Rusishtën nuk e sollëm ne, atë e gjetëm në mesin tuaj. Rusishtja, Lukoili, Onishçenko, Lavrovi e Vuçiçi, janë vepra dhe emra që ndërlidhen vetëm e vetëm me BDI. Kot e keni, ju njohim si paren e kuqe”, ka shkruar Fetai.