Në periudhën prej 1 janarit deri më 15 gusht të këtij viti, gjashtë punonjës në aksin e pagesës “Rramanli” në magjistralen Kumanovë-Milladinocë, me listë të përgatitur paraprakisht të targave të automjeteve private, 959 herë nuk ua kanë paguar taksën 12 policëve. Sipas të dhënave të MPB-së, zyrtarët policorë kanë shfrytëzuar pozitën e tyre për përfitime materiale, duke mos paguar taksën për kalimin e aksit pagesor Rramanli me veturat e tyre private.
“Reparti i kontrollit të brendshëm të hetimeve kriminalistike dhe standardeve profesionale sipas autorizimit të tij, kundër 18 zyrtarëve ka parashtruar kallëzime penale, prej të cilëve 12 janë policë, pjesëtarë të njësisë mobile për siguri në komunikacionin rrugor, ndërsa gjashtë të tjerë janë punonjës të aksit pagesor në Rramanli, të punësuar në Ndërmarrjen Publike të Rrugëve Shtetërore, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale shpërdorim i pozitës dhe pushtetit zyrtar sipas nenit 353 të Kodit Penal.”, – deklaroi Goce Andreevski nga Sektori për Marrëdhënie me Publikun.
Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale, në përputhje me kompetencat e tij, kundër punonjësve të policisë do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës deri në datën përfundimit të