Përmbytje të mëdha në Bosnjë, raportohet për viktima dhe të zhdukur

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Bosnjës. Raportohet për viktima dhe të zhdukur, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Marketing

Marija Buhaç, kryeministrja e Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës theksoi se ka viktima njerëzore, por se nuk mund të specifikojë se sa njerëz kanë humbur jetën për momentin.

Ndërkohë, siç raporton mediumi Klix.ba, viktima njerëzore ka pasur në fshatin Zlate afër Jabllanicës, ku gjendja është më e rënduar. Sipas raportimit, të paktën tre persona kanë vdekur.

Sipas saj, sot në orën tre pas mesnate ka rënë një stuhi e fortë që ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Ajo theksoi se jeta e qytetarëve është në rrezik.

Autoritetet e HNK-së kërkuan ndihmën e niveleve më të larta të qeverisjes, në mesin e tyre edhe Forcat e Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës. Buhaç ka treguar se po punohet për aktivizimin e helikopterit për të shpëtuar një fëmijë në Jabllanicë.