Mexhiti: Ahmeti për 20 vjet në pushtet nuk e bëri vetingun, fjalën tani e kemi ne!

Zv/kryeministri Izet Mexhiti sa i përket vetingut të kërkuar nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se qeveria ka disa pika, një ndër ta është edhe lufta e ashpër kundër korrupsionit pa ngjyra etnike dhe pa revanshizëm, dhe sipas tij, beson se kjo mjafton.
“Z. Ahmeti ka patur mundësi 20 vite për ta bërë vetingun”, deklaroi zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, shkruan SHENJA.
Kujtojmë se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sërish kërkoi veting për funskionarët edhe atë për 30 vitet e fundit.

Marketing