Xhamia në Bosnjë përfundon e tëra nën ujë, imami dhe familja shpëtuan pasi qëndruan në çati

Kushteve të rënda atmosferike në Bosnje dhe Hercegovinë nuk i ka shpëtuar as një xhami në Jabllanicë, vendi ku u prek më sa shumti nga vërshimet.

Marketing

Kryeimami i Bashkësisë Islame Jabllanicë Ekrem ef. Hoxhiq i tha gazetarit të Anadollit se xhamia ishte plotësisht nën ujë.

Mbi sipërfaqen e ujit dukej vetëm maja e çatisë dhe minarja.

Kryeimami tha se imami dhe familja e tij kanë shpëtuar nga vërshimi në momentin e fundit, kanë qenë për një kohë në çati.

“Efendia mezi ka ikur me gruan dhe fëmijën, edhe fqinjët kanë qenë në çati, sapo kam dëgjuar, gruaja dhe fëmija janë aty në Jabllanicë, Efendia ka ngelur për të ndihmuar fqinjët se tani uji është larguar, ka gurë”, tha Hoxhiq raportojnë mediat boshnjake.

Për shkak të reshjeve jashtëzakonisht të mëdha, derdhjeve të lumenjve dhe rrëshqitjeve të dheut, komunikacioni dhe pjesërisht edhe infrastruktura telekomunikuese në veri të Hercegovinës, në Konjic dhe Jabllanicë, është ndërprerë plotësisht.