Mexhiti vëzhgoi punimet në ndërtimin e kanalit atmosferik në Haraçinë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot nga afër vëzhgoi punimet në për ndërtimin e kanalit periferik të Haraçinës, që ka për qëllim parandalimin e vërshimeve si dhe mbrojtjen e popullatës gjtaë rreshjeve të mëdha, si dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj ane.

Marketing

Mexhiti gjatë vizitës tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për katër komuna, dhe është mbështetur financiarisht nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

‘Ky projekt rajonal është i një rëndësie të jashtëzakonshme për mbrojtjen e vendbanimeve dhe tokave të punueshme nga vërshimet, jo vetëm në komunën e Haraçinës por edhe komunat Gazi Babë, Ilinden dhe Petrovec, dhe ësshtë i gjatë 27 kilometra, ndërsa për momentin është duke u realizuar rregullimi i një pjese të kanalit periferik me mbështetje financiare nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë prej rreth 64 milionë denarë’, tha Mexhiti.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti informoi se me këto mjete ndërhyhet në pjesën e urës në rrugën rajonale Shkup-Kumanovë në gjatësi rreth 300 metra, ndërsa vetë projekti duhet të përfundojë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

‘Sipas asaj që pamë në terren, projekti po ecën sipas planit dinamik dhe deri më tani ka përfunduar 38 për qind e projektit. Besoj se ky projekti i yni do të kontribon shumë në mbrojtjen e popullatës nga vërshimet dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së popullatës, veçanërisht për shkak se kanali që kalon nëpër komunën e Haraçinës ka pasur rrezik të lartë nga vërshime’, deklaroi para interesit të madh të mediave Mexhiti.

Sipas informacioneve nga terreni, nëpër kanalin periferik të Haraçinës kanë përfunduar sasi të konsiderueshme mbetjesh nga shishet plastike dhe ambalazhe të tjera, të cilat ulnin qarkullimin e tij dhe përveç kësaj, kanali ishte i tejmbushur me bimësi.

Ministria e Mjedisit Jetësor për këtë arsye i është drejtuar komunës për të mbështetur rregullimin e kanalit, me qëllim rikthimin e rolit të tij për sigurimin e kushteve për një rrjedhë më të mirë të ujërave atmosferikë nëpër vetë fshatin dhe mbrojtjen e vendbanimit nga vërshimet.