Nga Bullgaria po na vijnë sinjale të ndryshme, por ne shantazhe dhe ultimatume nuk pranojmë, kemi interesin dhe qëllimin tonë dhe duam të bëjmë hapa të vendosur, ka theksuar kryeministri, Hristijan Mickoski, pas reagimit të MPJ-së Bullgare, se procesi i integrimit europian është i bazuar në meritat e veta dhe nuk lejon ndërmjetësim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe një vendi kandidat.
“E kam thënë shumë herë që nuk do të jemi naivë dhe nuk do të biejm në grackë. Tani duhet të shohim se kush çfarë sinjalesh dërgon nga Bullgaria – disa po i dërgojnë tjera, të tjerët dërgojnë tjera. Tek ne sinjali është i qartë – ne duam zgjidhje të mirëfilltë dhe nuk pranojmë shantazhe dhe ultimatum”. – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Mickoski nuk përjashton mundësinë e bisedimeve për një zgjidhje eventuale me fqiun lindor, thotë se janë të gatshëm të bisedojnë sa herë të duan dhe në bazë të çfarëdo platforme apo plani duan, duke respektuar standardet ndërkombëtare.
Për ofertën e Orbanit, Mickoski tha se është dhënë ekskluzivisht në emër të presidencës së Bashkimit Evropian.
Kryeministri hungarez, Orban ka ofruar që të jetë nikoqir i takimit mes Maqedonsië së Veriut dhe Bullgarisë me qëllim që të shihet se a mund të përafrohen qëndrimet për të filluar negociatat me Bashkimin Europian.
Komisioni Evropian njoftoi se pret hapjen sa më të shpejtë të negociatave të zgjerimit me Shqipërinë, si dhe me Maqedoninë, pasi të plotësohen kërkesat e miratuara nga Këshilli i BE-së.
Disa ditë më parë, kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, i bëri thirrje Maqedonisë që t’i respektojë obligimet e marra, t’i zbatojë marrëveshjet ligjërisht obligative dhe të vazhdojë me vendosmëri me reformat në rrugën drejt BE-së