Udhëheqësia e FC Strugës sulmohet në ndeshjen kundër Vardarit

Udhëheqësia e klubit strugan të futbollit FC Struga dje në stadiumin e Vardarit është sulmuar nga përfaqësues të këtij klubi shkupjan. Incidenti ka ndodhur edhe pse Vardari shënoi një fitore me rezultati 1:4.

Marketing

Për incidentin ka reaguar ashpër kryesia e klubit strugan, duke bërë thirrje që të dënohen këto veprime huliganeske nga ana e FFM-së.

“Në futboll nuk ka vend për dhunë.

Sot ishim deshmitarë të një tetnative për të sulmuar drejtuesit e klubit tonë nga përfaqësues të klubit kundërshtar. Dënojmë ashpër tentativën e dhunshme ndaj drejtuesve të klubit tonë nga përfaqësues te ekipit kundërshtar gjatë ndeshjes së sotme. Veprime të tilla janë plotësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në futboll apo në asnjë aspekt të jetës.

Klubi ynë është i përkushtuar ndaj vlerave të respektit dhe sportivitetit, dhe u bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme për të adresuar këtë incident serioz. I bëjmë thirrje, kryesisë së ekipit të Vardarit ta dënojë këtë sjellje të përfaqësuesve të klubit”, thuhet në reagimin e FC Struga. (INA)