Lufta në Gaza, reagon kryeministri britanik: Nuk do ndalojmë shitjen e armëve në Izrael

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer tha se ndalimi i të gjitha shitjeve të armëve në Izrael nuk do të jetë kurrë qëndrimi i tij.

Marketing

Ai i tha Commons: “Nëse shitja e armëve për përdorim mbrojtës nga Izraeli do të ndalohej, ky është një pozicion që unë nuk mund ta përballoja një vit pas 7 tetorit. Nuk është një pozicion që mund ta mbaj përballë sulmeve nga Irani .

E gjithë Dhoma pa numrin e raketave që erdhën në Izrael vetëm një ditë më parë dhe ideja që ne mund të themi se mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe në të njëjtën kohë ia privojmë atë nga mjetet për ta bërë këtë, nuk do të jetë kurrë pozicioni im.”