Sylvinho fton “Modriqin” shqiptar

Është bërë ditur lista e kombëtares A të Shqipërisë për dy ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve.

Marketing

Lista ka shënuar ndryshime, ku mes emrave figuron edhe ai i mesfushorit të Shpresave, Feta Fetait, të cilin shumë e njohin me nofkën “Modriqi” shqiptar.

“Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë”, thuhet në njoftimin e FShF-së.

“Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata”.

“Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi”.

Ndërkaq, Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë në “Air Albania” nga ora 18:00.