BDI: Shfuqizimi i “Balanuesit”, do të ngjallë pakënaqësi tek qytetarët

Bashkimi Demokratik për Integrim alarmon se me shfuqizimin e Balancuesit , mund të ngjallen pakënaqësi te qytetarët, pasi që shfuqizohet një instrument punësimi, në mungesë të zgjidhjes së re.

Marketing

“Ligji nuk ekziston, është akoma në ajër dhe mendoj që është shumë e papjekur dhe joserioze të bisedohet për një zgjidhje që nuk ekziston akoma dhe të ndërpritet një zgjidhje që për momentin është një mekanizëm i cili ka funksionuar, por normal që ka pasur edhe dobësitë e veta. Nëse kjo shkon në favor të politikës së VMRO – DPMNE-së, duke marrë parasysh premtimet e tyre se do të vepronin në këtë drejtim, mendoj që do të ngjallë pakënaqësi te qytetarët.”, – deklaroi Arbana Pasholli