Maqedonia e Veriut e shënon 11 Tetorin, Ditën e Kryengritjes Popullore Kundër Fashizmit

Në Maqedoninë e Veriut sot shënohet 11 Tetori, Dita e Kryengritjes Popullore, kur populli u ngrit në kryengritje të armatosur kundër fashizmit në vitin 1941.

Marketing

Me këtë rast presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë fjalim në Akademinë Solemne e cila do të mbahet nën kujdesin e saj në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi.

Gjithshtu me rastin e kësaj dite, delegacionet nga Kuvendi dhe Qeveria do të vendosin lule në Shkup, Prilep dhe Kumanovë.

Ndërkohë në Kuvend do të ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori” për vitin 2024.

Çmimi për vepër jetësore në fushën e kulturës dhe artit do t’i jepet Lupço Karov, artist multimedial; Vlladimir Temkov, piktor akademik dhe Jovica Mihajllovski, aktor dhe producent i dramës; ndërsa në fushën e shkencës – prof. dr. Marko Kitevski, studiues i folklorit maqedonas.

Për shkak të kësaj feste, 11 tetori është ditë jo pune për të gjithë qytetarët.