Nevzati: Ja fakte si keqperdoret balansuesi nga Qyteti i Shkupit!?

Sekretari i Komunës së Çairit, z. Faruk Nevzati, ka bërë publike një analizë që tregon se si keqpërdoret mekanizmi i balansuesit në institucionet publike dhe kulturore që janë nën juridiksionin dhe financohen nga Qyteti i Shkupit. Ky mekanizëm, që parashikon përfaqësim të drejtë dhe adekuat të komuniteteve gjatë punësimeve, duket se po anashkalohet me qëllim, duke përjashtuar shqiptarët nga mundësitë e barabarta të punësimit.

Marketing

Në analizën e tij, z. Nevzati shpalos fakte shqetësuese që tregojnë se nga gjithsej 168 të punësuar në 7 institucione të financuara nga Qyteti i Shkupit, vetëm 12 prej tyre janë shqiptarë, që përfaqëson vetëm 7.1% të të punësuarve. Kjo ndodh pavarësisht faktit që këto institucione financohen me rreth 30% nga buxheti që kontribuohet nga shqiptarët.

Edhe pse balansuesi parashikon që brenda një viti të punësohen të paktën 15 shqiptarë në këto institucione, ligji për përfaqësim të drejtë, i cili është në fuqi prej 20 vitesh, vazhdon të mos respektohet. Shqiptarët janë sot më pak të përfaqësuar në këto institucione se sa ishin para 20 vitesh.

Në analizë janë paraqitur të dhëna zyrtare nga Qyteti i Shkupit, të cilat dokumentojnë shkeljet e vazhdueshme të të drejtave për punësim të shqiptarëve në këto institucione.