Aliti: BDI po përhap lajme të rreme dhe bllokoi ligjin për nëpunësit administrativ

Aliti: BDI po përhap lajme të rreme dhe bllokoi ligjin për nëpunësit administrati

Marketing

Ish-ministri i MSHIA, Admirim Aliti, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të
BDI-së, duke i cilësuar si “fake news” dhe “spin”. Aliti ka sqaruar se
gjatë mandatit të tij ka theksuar nevojën e një mekanizmi për përfaqësim
të drejtë të komuniteteve, dhe derisa të krijohet një ligj i posaçëm për
përfaqësim adekuat, vegla e balancuesit duhet të qëndrojë.

“Si Ministër i MSHIA, në të gjitha daljet e mia publike, kam theksuar
një gjë të qartë: është e domosdoshme të kemi një mekanizëm që siguron
përfaqësimin e drejtë të të gjitha komuniteteve, dhe derisa nuk kemi
mekanizëm më të mirë (Psh Ligj të Posaçëm për Përfaqësim Adekuat) –
vegla balancuesi duhet të qëndrojë,” tha Aliti.

Aliti shtoi se ekipi i tij kishte përgatitur Ligjin për nëpunësit
administrativ, i cili ishte bllokuar vazhdimisht nga BDI. Ligji synonte
mbajtjen e balancuesit dhe ndalimin e keqpërdorimeve përmes ndryshimit
të nacionalitetit. “BDI, gjatë 6 muajve të fundit të mandatit tim si
ministër, vazhdimisht ka bllokuar këtë ligj për arsye që vetëm ata i
dinë,” shtoi ai.

Ai gjithashtu theksoi se draft strategjitë ishin në diskutim publik me
pjesëmarrjen e ekspertëve vendorë dhe të jashtëm, dhe se asnjë draft nuk
mund të konsiderohej i miratuar nga ministri. Aliti përfundoi duke
kritikuar BDI-në për miratimin e strategjisë që rekomandon largimin e
balancuesit, pa ofruar një zgjidhje të qartë për zëvendësimin e tij,
duke rënë nën presionin e LSDM-së.