Mbappe kërkon të fitojë “Topin e Artë”, arsyeja pse nuk u grumbullua nga kombëtarja

Kylian Mbappe nuk ishte i grumbulluar te kombëtarja franceze për dy ndeshjet e muajit Tetor në Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit dhe Belgjikës.

Marketing

Ndonëse mungesa e sulmuesit pritej, kjo nuk ka kaluar pa polemika. Nga Suedia, u raportua se Mbappe ishte parë në një lokal nate në Stokholm, gjatë kohës kur kombëtarja e Francës luante ndaj Izraelit.

“Foot Mercato” raporton se sulmuesi e kishte njoftuar në fakt që nga muaji i kaluar, se nuk do të ishte i grumbulluar për sfidat e Tetorit, diçka që hedh poshtë hipotezën se ai mbeti jashtë, për shkak të dëmtimit të pësuar te Real Madrid.

Klubi spanjoll, i kishte dhënë një javë pushim lojtarit, gjatë grumbullimit të kombëtareve. Mbappe është kthyer në stërvitjen e madrilenëve këtë të shtunë, por synimi i tij është të mos rrezikojë një dëmtim tjetër të mundshëm.

Për të, sipas medias së sipërpërmendur, objektivi primar tani është “Topi i Artë” dhe për këtë arsye ka vendosur disa synime. Mbappe ka bërë të ditur se dëshiron të luajë me Francën, por vetëm në ndeshje të rëndësishme, pasi nuk dëshiron të ngarkohet tepër, diçka që do i sillte një dëmtim të mundshëm.

Numri shumë i madh i ndeshjeve, si dhe përsëritja e tepërt e pushimeve ndërkombëtare, është kritikuar nga shumë lojtarë kohët e fundit, duke përfshirë edhe drejtues të caktuar të kombëtares franceze.

Marketing