Maqedonia e Veriut sot përballë Armenisë, optimizëm për fitore

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, me plotë optimizëm e pret sfidën me Armeninë që do të luhet sot në Jereven. Armenia është njëra nga kundërshtaret kryesore për vendin e parë në grupin e 4-të të Divizionit “C” në Ligën e Kombeve.

Marketing

Trajneri Blagoja Milevski, beson se me angazhim të të gjithëve do të mund të arrihet rezultat pozitiv, mirëpo kërkon kujdes dhe respekton kundërshtarin e radhës. Trajneri Milevski do të ketë më lehtë në përzgjedhjen e ekipit titullar, pasi që do të ketë në dispozicion edhe Zajkovin e Serafimovin, të cilënt munguan në sfidën në Riga, për shkak të kartonave.

“Ndeshjet në mes Maqedonisë dhe Armenisë do të vendosin për vendin e parë në grup dhe ende qëndrojë pas kësaj deklarate. E kemi përcjellë ndeshjen e fundit dhe ata janë futbollistët. Kam mendim të lartë për ekipin Armenisë, individualisht edhe si ekip dhe maksimalisht përgatitemi për këtë përballje,” tha mes tjerash Blagoja Milevski.

Kujtojmë se në takimin e fundit, Maqedonia shënoi fitore me 2-0 në Shkup, ndërsa në Jerevan, ishte 5-0 për Maqedoninë, ku Enis Bardhi shënoi tri gola