Rrokulliset vetura, katër të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sonte në afërsi të urës “Goce Dellçev”, në drejtimin nga “Mavrovasja” drejt Qeverisë.

Marketing

Në aksident janë përfshirë automjetet e pasagjerëve “Skoda” dhe “BMW” me targa të Shkupit. Automjeti Skoda është përmbysur, kurse automjeti BMW ka shpëtuar me disa gërvishtje.

“Katër persona janë transportuar në Qendrën Klinike për ndihmë mjekësore. Qarkullimi në këtë pjesë të qytetit është i vështirë, ndërsa ekipet e policisë janë në terren”, thuhet në njoftim nga policia. /Alsat.mk

Marketing