Rikonstruktimi i rrugës Shkup-Bllacë u përurua para 8 muajve, shfaqen gropat në asfaltin që kushtoi 3.8 milionë euro! (VIDEO)

Kushtoi 3,8 milionë euro, është në gjatësi prej 10 kilometrave, rikonstruktimi përfundoi para 8 muajve, por tashmë kanë nisur të shfaqen gropat në rrugën e vjetër Shkup-Bllacë, përcjell TV21. Kamerat e TV21 kanë regjistruar pamje ku shihet se rruga ka nisur tashmë të amortizohet. Përveç gropave, janë shfaqur edhe plasaritje të asfaltit rreth rrugës. Rikonstruktimi u përurua më 25 janar të vitit 2024, nga ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ish drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi.                        https://fb.watch/vfo2cYEPfM/

Marketing