Tre viktima dhe 5 të lënduar në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Veles

Tre persona kanë humbur jetën, pesë të tjerë kanë marr lëndime trupore dhe janë  transferuar në spital, pasi pasditen e sotme është përmbysur një furgon në magjistralen Shkup-Veles, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB).

Marketing

“Në orën 17:45. raportohet se një furgon është përmbysur në autostradën Shkup-Veles, para tunelit. Deri më tani janë deklaruar të vdekur tre persona, ndërsa pesë janë dërguar në spital për mjekim. Në vendngjarje janë dërguar ekipe policore dhe prokurori publik”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në vendin e aksidentit ndihmën e parë kanë dhënë dy ekipe të ndihmës së shpejtëi dhe një nga Velesi.