Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, ka vizituar qendrën inovative “Innox”.
“Pata kënaqësinë të vizitoj INNOX Innovation Centre, një qendër që krijon mundësi të jashtëzakonshme për të rinjtë dhe sipërmarrësit 🌍💡. Hapësirat e tyre për inkubatorë dhe akseleratorë janë një shembull konkret se si mund të fuqizojmë ide të reja dhe teknologji të qëndrueshme për të ardhmen. Nuk ka drejtim tjetër për të ardhmen përveç inovacionit! Inovacioni është rruga që na çon drejt zhvillimit dhe përparimit të rajonit 🇦🇱🤝🇲🇰. Jam i sigurt se konferenca e nesërme do të jetë një burim i vërtetë frymëzimi!”, – ka deklaruar Meidani pas vizitës.
Ndërkohë, drejtori i kësaj qendre inovative, Abil Baush thotë: “Patëm nderin që në InnoX ( www.innox.mk) të mirëpresim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, H.E. Denion Meidani, në INNOX Innovation Centre. Vizita e tij na nderoi jashtë mase dhe i bëri shumë përshtypje hub-i ynë inovativ, i cili ofron një hapësirë moderne për inkubatorë dhe akseleratorë. Ambasadori Meidani shprehu mbështetjen e tij për zhvillimin e inovacionit dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona, duke theksuar rëndësinë e krijimit të mundësive për të rinjtë dhe sipërmarrësit. Ky është vetëm fillimi i bashkëpunimeve tona për të avancuar inovacionin në rajon”.